Inkurajimi i të rinjve për njohjen e ofertave të studimit dhe punësimit ka qenë në fokus të Panairit Kombëtar “Work & Study” që është ndalur në këtë edicion të 15-të edhe në qytetin e Korçës.
Pjesë e panairit ishte dhe Ministria e Mbrojtjes.
Prezantimi i drejtimeve të studimit vjen si një busull e mirë orientimi për maturantët.
Ky Panair ka si qëllim të orientojë të rinjtë drejt zgjedhjes në një karriere që më pas të mund t’iu sigurojë një pozicionim sa më të shpejtë e frytdhënës në tregun e punës.