• Korça

Panairi “Work & Study” 2023. Çelet në Korçë edicioni i 14-të, mundësi e mirë për maturantët

I kthyer tashmë në një traditë, u çel në ambientet e “Qytezës së fëmijëve” në qytetin e Korçës edicioni i 14-të i Panairit Kombëtar “Work & Study”, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në të kanë marrë pjesë universitete publike e private, të cilët shpalosën programet e tyre si dhe kompani e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë vende të lira pune. Ky panair i cili ofron mundësi të mira punësimi dhe studimi, ka për qëllim këshillimin e karrierës për të rinjtë dhe orientimin e tyre drejt një pune të sigurt.

Pjesë e këtij panairi për të distain vit është bërë edhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit Korçë, për të prezantuar tek të rinjtë të gjitha shërbimet që ofron e mbi të gjitha për promovuar programin e kodimit.

Për herë të parë këtë vit pjesë e panairit është bërë edhe Akademia e Forcave të Armatosora, duke iu prezantuar maturantëve mundësitë e studimit dhe të punësimit.

Qëllimi i organizimit të këtij panairi është që të rinjtë të njihen me alternativat e punësimit, me kompanitë dhe ofertat që ata kanë për punësim, por gjithashtu është një mundësi shumë e mirë edhe për vetë kompanitë, për të rekrutuar kapitale njerëzore, të rinj e të reja me energji dhe të diplomuar sipas standardeve më të mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *