Është duke u zhvilluar në Korçë edicioni i 7-të i Panairit të Librit Korça 2023. Në këtë panair lexuesit kanë mundësi të përzgjedhin autorët e preferuar dhe tituj të ndryshëm librash të cilat vijnë me një kosto më të ulët. Ka pasur një shumëllojshmëri librash në këtë panair duke plotësuar kërkesat e të gjitha moshave jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët. Alfred cako është një nga botuesit i cili është prezent në këtë panair me një shumëllojshmëri titujsh, kryesisht nga fusha e historisë, mjeksisë, por edhe libra me teori konspirative të cilat tërheqin mjaft lexues.
Ky panair i cili është çelur një ditë më parë do të vijojë të jetë i hapur për lexuesit e qytetarët deri më 21 gusht.