Në një atmosferë festive, në qytetin e Maliqit është çelur për të 15-in vit radhazi panairi i ëmbëlsirave, prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe bletërritësve. Kësaj feste i janë bashkuar shumë vizitorë, të cilët kanë shijuar prodhimet e ndryshme. Disa nga produktet më interesante janë ato të zonës së Gorës e Moglicës për shkak të origjinalitetit të tyre dhe kultivimit në natyrë pa prezencën e plehrave kimike.
Për kryebashkiakun e Maliqit Gëzim Topçiu ky panair është një mundësi e mirë për të promovuar produktet bio të zonës e sidomos ato të Gorës e Moglicës të cilat vijojnë të jenë autoktone.
Në këtë qytet ka prejardhjen dhe prodhimi i sheqerit ndaj banorët e ruajnë me fanatizëm këtë traditë e bukur, e cila promovon larminë e gatimeve të ëmbla. Banorë të të gjitha njësive administrative të Maliqit prezantuan embëlsira të ndryshme e torta të pregatitura nga amvisat në kushte shtëpie. Panairi u shoqërua edhe nga një program muzikor nga qendra kulturore e Maliqit si dhe nga filarmonia e Korinthit të cilët janë çdo vit të pranishëm në këtë festë.