• Maliq

Panair nga nxënësit e Vloçishtit/ Aktiviteti në kuadër të programit “Shkolla: Qëndër Komunitare, Art dhe Zeje”

Shkolla 9-vjeçare “3 dëshmorët” Vloçisht organizoi një aktivitet në kuadër të programit “Shkolla Qëndër Komunitare Art dhe Zeje”. Në fokus të këtij aktiviteti eshte mbeshtetja emocionale dhe zhvillimi mendor i fëmijëve, si dhe përmirësimi i arritjeve të tyre. Në panair nxënësit dhe prindërit sollën gatime tradicionale, petulla, ëmbëlsira, punime dore. Aktiviteti përcolli emocione edhe me interpretime nga vetë nxënësit të pjesëve teatrale, këngë e valle.

Të shumtë ishin banorët të cilët u bënë pjese e aktivitetit.

Aktivitete të tilla japin një mesazh të fortë bashkëpunimi mes nxënësve, mesuesve dhe komunitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *