• Maliq

Pallati i kulturës Dhimitër Orgocka/ 7 vjet pas diegies, ende në fazën e parë të rikonstruksionit

7 vjet pas diegies Pallati i Kulturës Dhimitër Orgocka në Maliq është ende në fazën e parë të rikonstruksionit. Është Bashkia e Maliqit e cila me një fond prej rreth 30 milionë lekë nga të ardhurat e veta është duke larguar përfundimisht rrezikun e shembjes së kësaj godine nga më uniket në këtë zonë. Në këtë investim përfshihet ndërhyrja në pjesën e konstruksionit, çatisë, arkitrarëve dhe fasadës së objektit. Nga ana tjetër kryebashkiaku Gëzim Topçiu shpreson që në pranverën e vitit të ardhshëm Fondi Shqiptar i Zhvillimit të financojë vijimin e këtij projekti, pasi bashkia e Maliqit nuk ka mundësi financiare për të përmbyllur të gjithë investimin dhe për ta kthyer pallatin e kulturës Dhimitër Orgocka në një qendër kulture me standarde bashkëkohore.

Pallati i Kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq është një godinë emblemë i këtij qyteti, konceptuar në stilin neoklasik në vitet 1948-1952, atëherë kur edhe vetë qyteti ka nisur të marrë formë, pas tharjes së kënetës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *