• Pogradec

Paketë e përbashkët turistike/ Prezantimi i Korçës në nivel Qarku për rritjen e ditëve të qëndrimit të turistëve të huaj

Pas historisë 10 vjeçare të suksesit të shënuar në bashkinë Korçë në sektorin e turizmit, tashme ka ardhur moment që paketa turistike të vijë në nivel Qarku duke përfshirë të 6 bashkitë që përfshin Qarku Korçë. Këto bashki kanë potenciale turistike çka do të rrisë interesin e turistëve kryesisht të huaj por më kryesorja, ditët e tyre të qëndrimit në këtë Qark

Në funksion të kësaj pakete të përbashkët, kryetari i bashkisë Pogradec bëri me dije se është parashikuar ngritja e një infopoint në Qafë Thanë

Këto risi u bënë me dije në takimin e fundit të Komitetit Rajonal të të Zhvillimit të Turizmit të mbajtur në fshatin turistik të Linit. Qarku i Korçës ka 2 pika potenciale të hyrje së turistëve të huaj në vend, përkatësisht pikat e kalimit kufitar në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *