Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar elemente të paketës së sigurisë në shkolla gjatë një takimi me nxënës dhe mësues në gjimnazin Raqi Qirinxhi në Korçë. Ai i ka vlerësuar shkollat e Korçës si shkolla të sigurta, kjo për shkak të një merite të veçantë të mësuesve, nxënësve por edhe të institucioneve të tjera:
Ministri Balla ka veçuar bullizmin dhe dhunën me bazë gjinore si fenomene ndaj të cilave duhet reaguar në solidaritet nga të gjithë sëbashku, ndërsa bëri të ditur edhe masat e marra për shqetësimet që kanë të rinjtë nga rrjetet sociale:
Pjesë e paketës së sigurisë në shkolla është edhe lufta ndaj përdorimit të duhanit dhe alkoolit nga moshat poshtë 18 vjeç. Sipas ministrit përgjigjia më e mirë kundër këtyre fenomeneve negative të shoqërisë është sporti, duke i inkurajuar të rinjtë të merren me disiplina të ndryshme sportive dhe të arrijnë rezultate sa më të larta.