• Korça

Më shumë se 100 mësues në Korçë ende s’kanë marrë pagat

Më shumë se 100 mësues në qytetin e Korçës dhe shumë të tjerë në Maliq ende nuk e kanë marrë rrogën e muajit qershor. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga kryetari i sindikatës së mësuesve për Korçën, Leonard Trebicka i cili tha se bëhet fjalë për një vonesë prej më shumë se një javë pasi pagat e mësuesve duhet të ishin hedhur në sistem që prej datës 3 korrik. Kryesisht sipas Trebickës bëhet fjalë për mësues të shkollave nëntëvjeçare të cilët ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor.

Mendohet se një gjë e tillë ka ndodhur pasi buxheti i caktuar për pagat nuk është hedhur i plotë nga dega e thesarit.

Kjo nuk është hera e parë që mësuesit apo edhe të tjerë punonjës të administratës publike i marrin pagat me vonesë, për shkak të problemeve në degën e thesarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *