• Lajme kombëtare

OSBE, mbështetje qeverisjes mjedisore në Shqipëri

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Guido De Sanctis deklaroi të premten se, OSBE do të vijojë të mbështesë qeverisjen mjedisore në Shqipëri.

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së, Guido De Sanctis zhvilloi  një takim me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Takim i parë i mirë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Shprehëm gatishmërinë për të çuar përpara bashkëpunimin e gjatë mes Prezencës dhe autoriteteve të mjedisit. Prezenca e OSBE-së do të vijojë të mbështesë qeverisjen mjedisore në Shqipëri”, tha ambasadori Guido De Sanctis.

/ rtsh.al /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *