Orkestra e Harqeve e Korçës është vlerësuar me çmimin e dytë në takimin kombëtar të orkestrave të harqeve i cili u zhvillua për tre ditë me radhë në Elbasan, këtë vit në edicionin e tetë.
Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës dhe krijimtaria e saj u drejtua nga Mjeshtri i Madh Blerim Narazani. Për të 6 vit radhazi “Orkestra e harqeve të Korçës” me një reportor të zgjedhur dhe me shumë shije është bërë pjesë e këtij festivali, duke çelur siparin nën orkestrimin dhe dirigjimin e Kostika Tantos. Programi edhe këtë vit ka qenë i larmishëm duke përfshirë rryma të ndryshme, ndërsa nuk ka munguar edhe një pjesë shqiptare.
Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve i cili u mbajt në qytetin e Elbasanit, këtë vit ka pasur një numër më të madh të pjesëmarrësve nga të gjitha trojet shqiptare.