Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se është i turpshëm rendimenti me të cilën po ecën procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian. Sipas Obran, Shqipëria duhet të anëtarësohet sa më shpejt në BE, pasi sikurse theksoi ai para mediave, nëse europa vijon të ecë me ritëm të ngadaltë, do të jetë vetëvrasëse.
“Shqipëria ka kapacitet rritje dhe zhvillimi dhe nëse europa nuk ecën në këtë rritje globale, përgjigja është e thjeshtë: rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan dhe nuk ka vende europiane që ka rezerva në rritje dhe zhvillim. Prandaj ne kërkojmë që Shqipëria të anëtarësohet në BE.
Është e turpshme se sa avash po ecën ky proces i zgjerimit të BE.
Shqipëria ka duruar 13 vite për të arritur deri në fillimin e negociatave për anëtarësim. Pas 10 vitesh nëse perspektivat janë të qarta, vetëm Gjermania do ngelet në 10 vendet më të zhvilluara të botës. Nëse BE ecën me këtë ritëm të ngadaltë, është ritëm vetëvrasës”, tha Orban.
Teksa vlerësoi marrëdhëniet e mira miqësore Shqipëri-Hungari, Orban siguroi se investuesit hungarezë do të vijojnë të jenë prezentë në Shqipëri me investimet e tyre, dhe vuri theksin te gjetja e formave të reja të bashkëpunimit mes dy vendeve.