Një 45-vjeçar është arrestuar në Pogradec këtë të mërkurë, i akuzuar për trafik droge. Kjo është bërë e mundur falë operacionit policor të koduar Restart 16. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia bën me dije se 45-vjeçarit iu gjetën 52.6 kilogramë kanabis në automjetin e tij, të parkuar në oborrin e shtëpisë në fshatin Vërdovë. Lënda narkotike ishte ndarë në dy qese, ndërsa sipas policisë 45-vjeçari e kishte siguruar atë nga persona të tjerë. Uniformat blu thonë se ai do ta trafikonte drogën me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg. Policia bën me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
- Korça
Operacioni antidrogë “Restart 16″/ Arrestohet 45-vjeçari me 52 kg kanabis, do e trafikonte në Greqi

Korça
Më shumë
- Korça
Nis Korça ICT Club/ Bëhen pjesë 450 nxënës të dhjetë shkollave

- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...

- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...

- Korça