Pasioni për letërsinë i ka lindur që në moshë të vogël. Ajo thotë se sa më shumë libra të lexosh, aq më shumë të shtohet dëshira për të lexuar. Sindi Meço, është nxënëse e vitit të dytë në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në Korçë. Ajo është shpallur fituese e vendit të tretë në Olimpiadën Kombëtare të Letërsisë.
Kur e pyet sesa libra mund të lexojë gjatë një viti, 17 vjeçarja përgjigjet kështu.
Sindi ka dëshirë të vazhdojë studimet e larta për mjekësi, por thotë se pasioni për letërsinë do e shoqërojë gjithmonë. Ajo ka dhe një mesazh për bashkëmoshatarët e saj.
Në total kanë qënë 431 nxënës që u përballën në fazën e fundit të kësaj olimpiade nga i gjithë vendi, duke shënuar një numër rekord të pjesëmarrësve në Vitin e Gjuhës Shqipe.