• Korça

Nxënësit në konkurs për teknologjinë/ Bashkia e Korçës dhe Albanian ICT Academy çelin sfidën

Rreth 450 nxënës të shkollave të mësme dhe nëntëvjeçare të qytetit të Korçës janë bërë pjesë e një konkursi në teknologjinë e informacionit, i cili është iniciuar nga Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Albanian ICT Academy. Qëllimi është nxitja e tyre për të mësuar më shumë rreth programimit, robotikës dhe fushave të tjera të teknologjisë së informacionit duke konkuruar më pas me njëri tjetrin mes shkollave si dhe më pas në fazën finale do të shpallet edhe fituesi për qytetin e Korçës.

Bashkia e Korçës synon që trajnimi i të rinjve në fusha që lidhen me teknologjinë e informacionit të shtrihet edhe në kurrikulat mësimore, duke synuar që në çdo shkollë të ngrihen klubet e ICT, si bërthamat e para që do të zgjerohen edhe më tej, për të mundësuar përfitimin e dijeve dhe njohurive që do u japin mundësi të mira punësimi.

Në ditën e parë të këtij projekti ka qenë gjimnazi Themistokli Gërmenji dhe kolegji Preka të cilët kanë nisur të punojnë duke hedhur idetë e tyre për të ndërtuar produktet e kërkuara. Edhe vitin e kaluar Albanian ICT Academy ka qenë në Korçë duke mundësuar trajnimin e 140 fëmijëve në kodim e robotikë, ndërsa tashmë sfidat e teknologjisë së informacionit kanë kaluar një shkallë më lart duke u fokusuar te të rinjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *