• Raportime

“Nuse për letra”. Nisin pregatitjet për vënien në skenë të komedisë së shkruar nga Leka Bungo

“Nuse për letra” do të jetë komedia e rradhës, që regjisori i mirënjohur Leka Bungo do të verë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Këtë herë, ai vjen në një bashkëpunim për herë të parë me trupën e teatrit të Korçës, të cilët tashmë kanë nisur provat e shfaqjes. Për Drejtoren e Qendrës së Artit dhe Kulturës Zamira Kita, është kënaqësi të bashkëpunosh me një regjisor si Bungo e për të më tepër, për të sjëllë për publikun, një vepër shqiptare

Në rolet kryesore në këtë shfaqje do të jenë aktorët Guri Koço e Blerta Belliu të cilët e kanë mirëpritur këtë bashkëpunim

Pjesë e kësaj shfaqje do të jenë dhe aktorët Albano Prodani dhe të rinjtë e talentuar Franc Bregu e Juxhil Plovishti si edhe një aktor kosovar. Lola Meta vjen si asistente regjisore e komedisë, premiera e së cilës do të vihet në skenë në muajin prill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *