Noterët janë duke i vonuar qytetarët në ofrimin e shërbimeve, ndërsa në bashkëpunim me Kadastrën tejkalojnë afatet e mirëpërcaktuara ligjore për ofrimin e shërbimeve për shkaqe të paqena. Ky është apeli i ngritur nga drejtori i Info Çip, Gerti Shella, i cili ka bërë publik shqetësimin e shumë qytetarëve të Korçës të cilët hasin në vonesa dhe probleme gjatë kërkesës për shërbime të ndryshme në zyrat e noterëve dhe në Kadastër.
Sipas Shellës nëse kompromentohet e drejta e pronës, aksesi në shërbimin noterial, aksesi efektiv në gjykatë dhe në tërësinë e tyre i bëjmë aktet gjyqësore dhe aktet noteriale jo efektive atëherë kemi të bëjmë me një rënie të të gjithë sistemit.