• Korça

Normalizohet situata në Kapshticë. Nuk paraqiten probleme në sistemin kompjuterik të palës greke

Normalizohet situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Gjatë javës së kaluar sistemi i kontrollit online të pasaportave dhe kartave ID i policisë kufitare greke, ka paraqitur probleme, duke sjellë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës. Kjo situatë ka krijuar fluks automjetesh në tokën neutrale të kësaj pike kufitare gjatë ditës së shtunë. Problemet më të theksuara kanë qënë në orët e paradites, duke sjellë edhe pritje të gjata kryesisht në tokën neutrale.

Burime nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, bëjnë me dije se këtë të hënë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nuk ka patur probleme me sistemin kompjuterik në anën tjetër të kufirit dhe se puna vijon normalisht. Po sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se gjatë fundjavës përmes  kësaj pike kufitare kanë hyrë 4022 shtetas shqiptarë e të huaj dhe kanë dalë 3719 shtetas.

Sistemi i kontrollit online i pasaportave dhe kartave ID, i policisë kufitare greke, ka paraqitur disa herë probleme, për shkak të përditësimit të sistemit të verifikimit të të dhënave të shtetasve që hyjnë e dalin në vendin fqinj, duke iu shtuar edhe parametra të tjerë identifikimit që kanë të bëjnë me shtetasit në kërkim për vepra të ndryshme penale brenda Greqisë por që nuk ishin në sistemin e kërkimit të zonës Shengen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *