• Korça

Njohja e pensioneve me Italinë/ Firmoset marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëria dhe Italia finalizuan marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore. Kjo marrëveshje vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve. Sipas Specialistit të sigurimeve shoqërore në Korçë Riza Ashimi, marrëveshja reciproke bashkon vitet e kontributeve në të dy vendet dhe qytetari merr dy pensione të ndryshme në të dyja shtetet.

Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 ndërsa marrëveshja mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane u arrit në Korrik të 2022. Përmes marrëveshjes do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet si dhe sigurimi për papunësinë si për Shqiptarët që jetojnë në Itali ashtu edhe për shtetasit Italianë që jetojnë e punpjnë në vendin tonë dhe derdhin këtu kontributet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *