Programi i bashkisë për ta shndërruar Korçën në një qendër të teknologjisë së informacionit është shtrirë tashmë edhe brenda shkollave. Nxënësit e shkollës Stavri Themeli kanë tashmë një laborator informatike të plotësuar edhe me 13 kompiutera të tjerë, ndërsa janë hedhur edhe hapat e para për të ngritur klubin e informatikës me të rinj të talentuar në fusha të ndryshme të teknologjisë së informacionit.
Nëpërmjet sfidave dhe konkurseve të shpallura tashmë nga ana e bashkisë së Korçës synohet të rritet interesi i të rinjve për teknologjinë dhe mundësitë e pafundme që ajo ofron për tu punësuar.
Janë në total 10 shkolla në qytetin e Korçës dhe fshatra të cilat janë duke u mbështetur nga ana e bashkisë së Korçës me laboratorë informatike.