• Sport

Një korçar në Greqi, Franko Kapllani firmos me Kosturin

Futbollisti korçar, Franko Kapllani ka ndërruar fanelë në këtë edicion të ri futbollistik. Së fundmi ai është federuar në kampionatin grek dhe do të luajë me ekipin fqinj të Kosturit.

Skuadra e Kosturit luan në ligën e dytë të Greqisë dhe ka ambicie të ngjitet një kategori më lart këtë sezon. Kapllani është prezantuar nga vetë klubi i Kosturit në faqen zyrtare, ndërsa është shprehur:

“Jam shumë i lumtur që erdha të luaj dhe të kontribuoj në një klub me histori të gjatë siç është Kastoria. Jam gati të luaj dhe të jap më të mirën për ekipin. Moti është i shkëlqyeshëm dhe mendoj se do të jemi gati për fillimin e kampionatit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *