• Korça

Një jetë me blegtori, bariu 66 vjeçar nga Vithkuqi i Korçës

Petraq Lena është një nga banorët e fshatit Vithkuq të Korçës i cili prej më shumë se 40 vitesh merret me blegtori. Eksperienca e marrë që prej viteve të kooperativës, i ka shërbyer për të ngritur fermën e tij, duke arritur që sot të kujdeset për 250 dele dhe 100 dhi. Çdo ditë ai i nxjerr në kullotë duke pritur me durim që të ushqehen me barin e freskët të maleve të zonës së Vithkuqit e të shuajnë etjen me ujin e burimeve. Ai tregon se kullotat e kësaj zone, por edhe kujdesi për çdo dele e çdo dhi janë sekreti i prodhimit të produkteve aq të shijshme të qumështit, djathit e mishit, të cilat kërkohen më së shumti nga tregu.

66 vjeçari punon sëbashku me bashkëshorten e djalin, por për këtë të fundit nuk është i sigurt nëse do ta vijojë të njëjtën punë kur ai të mos jetë më. E megjithatë Lena ka një thirrje edhe për të rinjtë e tjerë që sot janë në emigracion.

Pavarësisht vështirësive, Petraq Lena është i kënaqur që punon për veten e tij duke nxjerrë edhe të ardhura mjaft të mira, me të cilat mund të përballojë jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *