Për të 18-in vit radhazi Pogradeci zhvillon Festivalin e Kukullave “Xinxifilo”. Një festival kukullash u cili ka në qendër fëmijët me shfaqje të cilat në vetvete kanë përmbajtje edukative. Sot kur bota e internetit kërcënon gjithmonë e në tepër fëmijërinë, aktivitete të tilla shikohen si një mundësi për ti larguar për pak orë fëmijët nga teknologjia.
Pjesë e këtij festivali janë trupa nga gjithë Shqipëria si Tirana, Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora por edhe Prishtina e Tetova.
Festivali i cili ka marrë emrin nga personazhi i kukullave të Mitrush Kutelit, do të mbahet për 4 ditë me rradhë në qytetin liqenor.