Ka nisur në fushën e Korçës dhe të Maliqit vjelja e rrushit për këtë sezon. Një prodhim jo fort i mbarë aq sa pritej, kjo edhe për shkak të kushteve klimatike ne qarkun e Korçës. Pranvera e zgjatur dhe breshëri i rënë në fund të shtatorit kanë demtuar jo pak rrushin. Gjithsesi, ky frut duket se ka arritur pjekjen e duhur dhe tashmë ka nisur vjelja e tij.
Fermerët i kanë bërë të gjitha shërbimet dhe kanë treguar kujdesin e nevojshëm në vreshtat e tyre, por ndikimi i kushteve atmosferike nuk i favorizoi të mërrnin prodhimin e kërkuar.
Në qarkun e Korçës ka më shumë se 1100 hektarë të mbjellë vreshtari, ku sipërfaqet më të mëdha janë në Korçë, Leskovik dhe Pogradec.