• Korça

Nis vaditja në bujqësi/ Bashkia e Korçës menaxhon rezervuarin e Gjançit prej ku furnizohen kanalet vaditës

Ky rezervuar është marrë në dorëzim nga bashkia e Korçës deri në datën 15 shtator kur mbaron sezoni i vaditjes. 2 krahët e kanalit të Gjançit furnizojnë me ujë tokat bujqësore të fushës së Korçës, ku nga krahu i majtë furnizohen kanalet që nga fshati Pulahë deri në Melçan ndërsa nga krahu i djathtë nga fshati Floq deri në Drenovë. Fermerët në këtë zonë kultivojnë kryesisht drufrutorë si pemtore me qershi, mollë e kumbulla si dhe perime ku më kryesoret janë qepët, lakrat, patatet e misri. Fermerët bëjnë me dije se kanë pasur sasinë e nevojshme të ujit për vaditje.

Ndërkohë burime në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike të bashkisë Korçë bëjnë të ditur se gjatë sezonit vaditës janë në përdorim edhe disa prita në lumin dunavec dhe kanalin e Ventrokut që funksionojnë për procesin e vaditjes. Rezervuari i Gjançit nga ana tjetër këtë vit ka arritur afër kuotës maksimale rreth 17 milion m3 për shkak të reshjeve të shumta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *