• Maliq

Nis shtrimi i tapetit të ri në stadiumin e Maliqit

Ka nisur sot puna për shtrimin e tapetit të ri në fushën sportive të Maliqit. Siç shihet nga fotot e siguruara nga RTSH Korça, po vijon puna me intesitet të lartë dhe shumë shpejt tapeti i ri do të jetë gati dhe ekipi i futbollit të Maliqit do të ketë mundësinë t’i zhvillojë ndeshjet pëpara tifozerisë së qytetit.

Gjithashtu, do rehabilitohen edhe pjesët e tjera të impiantit dhe brenda pak ditësh do kenë përfunduar të gjitha punimet. Nga informacionet që RTSH Korça ka mësuar pranë Bashkisë së Maliqit, bëhet me dije se qëllimi është që fusha të jetë gati për të pritur ndeshjen e javës së fundit Maliqi-Labëria, e cila do të luhet pas tri javësh. Në rast se punimet ecin sipas parashikimeve, tifozët e Maliqit do kenë mundësinë që ta ndjekin ekipin në qytetin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *