• Korça

Nis shpërndarja e bagëtive/ QTTB shpërndan kafshë me vlera ta larta racore për fermerët potencialë

Qendra e Transferimit të Teknologjive Blegtorale ka nisur shpërndarjen e bagëtive për fermerët potencialë. Aktualisht po bëhet shpërndarja e reproduktorve për fermerët që mbarështojnë të leshta bën me dije drejtori Sotiraq Jankulla.

Jankulla shton më tej se në këtë qendër mbarështohen 2 raca delesh, “Ile de France” dhe Avasi, që dallohen për prodhim të lartë qumështi dhe mishi.

Kjo drejtori është e vetmja qendër në rang kombëtar që kryen përmirësimin racor të bagëtive të imta.

Reproduktorët që blegtorët marrin nga kjo qendër, u shërbejnë për përmirësimin racor në fermat e tyre blegtorale pasi janë kafshë me potenciale të mëdha gjenetiko produktive, për rrjedhojë rritet dhe efektiviteti ekonomiko-financiar i tyre. Në këtë qendër mbarështohen rreth 400 krerë bagëtish të imta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *