• Korça

Nis rrugëtimin “Rin Show”. Spektakli më i madh i të rinjve çelet me performancën e gjimnazit “Faik Konica”

Ka nisur rrugëtimin spektakli më i madh rinor “Rin Shoë” i cili këtë vit, vjen me edicionin e tij të 15-të. Me energji, ide dhe performanca të ndryshme, për të cilat të rinjtë kanë punuar fort, vjen ky edicion në të cilin konkurrojnë 6 gjimnazet e qytetit. Nata e parë është çelur me perfomancën e gjimnazistëve të “Faik Konicës” të cilët konkurruan në aktrim, muzikë, kërcim ndërsa kishin pregatitur edhe një sfilatë mode.

Nën kujdesin e koreografit Bardhi Pojani dhe organizatores, Drejtoren e Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” Blerta Belliu, të rinjtë janë përgatitur për të sjellë performanca të arrira artistikisht, ndërsa mes emocionesh, ata thanë se ishte një eksperiencë e bukur ndërsa janë mahnitur nga mirëpritja e publikut.

Performanca e të rinjve është ndjekur me interes nga publiku i cili ka mbushur plot sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi’ dhe ka duartrokitur fort pas çdo interpretimi. “Rin Shoë”, ky spektakël maratonë i të rinjve, tashmë është kthyer në një traditë për qytetin e Korçës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *