Ka startuar mbrëmjen e djeshme spektakli më i madh rinor në Korçë, “Rin Show”. Kanë qënë nxënësit e kolegjit “Platon” ata të cilët kanë çelur siparin e këtij konkurimi mes të rinjve, duke dhuruar emocione me performancat e tyre. Përmes këtij konkursi dalin në pah talentet e të rinjve në fusha të ndryshme të artit.
Nxënësit tregojnë emocionet e tyre pas shfaqjes.
Ky spektakël maratonë i të rinjve është kthyer në një traditë për Korçën, duke shënuar këtë vit edicionin e tij të 15-të. Për herë të parë në këtë format kaq të dashur për të rinjtë do të marrin pjesë gjimnazistët e gjithë qarkut të Korçës.