Kanë nisur provimet e maturës shtetërore, me provimin e gjuhës së huaj angleze. Në qarkun e Korçës kanë qenë rreth 2000 maturantë që i janë nënshtruar provimit i cili nisi prej orës 10.00 e deri më 12.30. Në 13 qendra në të gjithë qarkun provimi u administrua nga 213 mësues nga të cilët 8 përgjegjës administrimi, 46 sekretues, 135 administratorë provimi dhe 24 përgjegjës kati. Në përfundim nxënësit u shprehën se teza ishte e nivelit mesatar dhe se gjithçka eci normalisht.
Matura shtetërore do të vijojë më provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë më 10 qershor, matematika më 18 qershor dhe do të përmbyllet me provimin e lëndëve me zgjedhje më 24 qershor. një nga risitë e maturës shtetërore të këtij viti është se maturantët për herë të parë do të kenë mundësinë e gjenerimit të diplomës me vulë elektronike në sistemin e-matura.