• Korça

Nis kthimi i emigrantëve/ Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës

Falë koordinimit të mirë të punës mes palës shqiptare dhe homologëve grekë është bërë e mundur procedimi i shpejtë i dokumentacionit duke mos krijuar kështu rradhë të gjata pritjeje në dy anët e kufirit. Edhe pala greke në Kapshticë është duke punuar me personel të shtuar këtë të hënë për të bërë të mundur shmangien e radhëve të gjata të pritjes në kufi. Pritet që fluksi i lëvizjeve të vijojë të jetë i lartë gjatë ditës së sotme dhe paradites të së martës. Vetëm gjatë fundjavës së kaluar përmes pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës kanë hyrë në tokën tonë më shumë se 20 mijë shtetas shqiptarë e të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *