Prej disa ditësh në fushën e Maliqit ka filluar korrja e grurit. Kushtet klimatike për këtë vit nuk kanë qënë në favor të kësaj kulture, gjë që edhe sipas specialistëve të bujqësisë do të ndikojë në sasinë e prodhimit. Këtë e pohojnë edhe vetë fermerët të cilët shprehen se një vit më parë ata merrnin 5 kuintal për dynym e ndërsa sivjet duket se prodhimi është shumë i pakët.
Fusha e Maliqit është një nga fushat më të mëdha e njohur për prodhimin e grurit në Shqipëri, pas asaj të Lushnjës. Këtë vit në fushën e Maliqit sipërfaqja e mbjellë me grurë është 3500 ha.