• Maliq

Nis korrja e elbit dhe grurit. Prodhim me rendiment më të ulët si pasojë e dëmeve nga kushtet klimatike

Fermerët e fushës së Maliqit kanë nisur vjeljen e prodhimit sa i takon drithërave. Në masë është duke u korrur elbi ndërsa ka nisur edhe procesi i vjeljes së grurit, një ndër kulturave kryesore të prodhuara nga fermerët e kësaj zone. Sipas fermerëve, pritet që prodhimi të jetë më i ulët si shkak i dëmtimeve që ka pësuar kjo kulturë si pasojë e kushteve klimatike të pafavorshme dhe reshjeve të breshërit që sollën dhe dëmtime në grurë

Drejtori i bujqësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit në bashkinë Maliq Arben Dulellari thotë se për këtë vit, janë shtuar sipërfaqet e mbjella me grurë, kjo pas subvencionimit të fituar nga skemat mbështetëse të Qeverisë Shqiptare të ofruara në sektorin e Bujqësisë

Sipas të dhënave nga Agjensia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Korçë, gjatë vitit të kaluar në Qarkun Korçë me grurë u mboll një sipërfaqe prej 13430 HA, me thekër 693 HA, 1190 HA me tërshërë dhe 1713 HA me elb. Në total, sipërfaqet e mbjella me drithëra shkuan mbi 17 mijë HA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *