Shkolla 9-vjeçare “Stavri Themeli” në qytetin e Korçës ka çelur “Javën Olimpike 2024”, një javë e mbushur me aktivitete të ndryshme sportive me qëllim promovimin e vlerave olimpike. Nxënësit gjatë kësaj jave do të garojnë në disiplina të ndryshme, duke treguar bashkëpunim, shpirt gare dhe punë në skuadër.
E ftuar në ceremoninë e ndezjes së pishtarit olimpik ka qënë ish-atletja, “Mjeshtre e Merituar e Sportit”, Pavlina Evro.
“Java Olimpike” synon të edukojë nëpërmjet sportit, me anë të vlerave olimpike, një brez të ri të shëndetshëm dhe të ndërgjegjshëm për jetën dhe rolin e tyre të ardhshëm në shoqëri.