• Kolonjë

Ngrohja në shkollat e Kolonjës. Pavarësisht temperaturave të ulëta mësimi ka vijuar normalisht

Pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë shoqëruar ditët e fundit zonën e Kolonjës, procesi mësimor ka vijuar normalisht në të gjitha institucionet arsimore, përfshi edhe ato të zonave të thella malore. Kjo është bërë e ditur nga drejtorja e zyrës vendore të arsimit parauniversitar në këtë bashki, Zhaneta Prifti, e cila ka bërë të ditur se vetëm të hënën e javës së kaluar mësimi është bërë me orë të reduktuara, sipas një udhëzimi të ardhur nga drejtoria rajonale, ndërkohë që ka siguruar se ngrohja nuk ka munguar në asnjë institucion arsimor, edhe në shkollat e njësive të thella malore.

Gjithashtu drejtorja Prifti ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe të gjithë mësuesit kanë qënë në vendin e tyre të punës, përfshi këtu edhe ata që japin mësim në fshatrat e njësive malore, po ashtu dhe numri i mungesave të nxënësve ka qënë i ulët.

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Kolonjë ka nën administrim 21 shkolla, ku furnizimi me dru zjarri dhe lendë djegëse është bërë që në fillimin e vitit shkollor, duke plotësuar nevojat e çdo institucioni arsimor për periudhën e ngrohjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *