• Korça

Ngre siparin “MIK Festival”/ Festivali i muzikës internacionale vjen për të gjashtin vit në Korçë

MIK Festival çel siparin për të gjashtin vit rradhazi në Korçë. Festivali i muzikës internacionale bën bashkë artistë shqiptarë e të huaj të cilët, për 3 netë me rradhë, do të performojnë në skena të ndryshme. Drejtuesja artistike njëherazi edhe themeluese e Festivalit Inva Mula e ideoi natën e parë të këtij festivali, si një homazh për një nga ikonat dhe muzat e muzikës lirike, artisten korçare Jorgjia Truja.

Ky festival vjen me mbështetjn e bashkisë Korçë dhe Qendrës së Artit dhe Kulturës.

Muza e parë që çeli festivalin ishte sopranoja shqiptaro-bullgare Ramona Tullumani, e cila në shoqërimin e pianists së njohur Ingrid Pulizo , interpretoi arie nga operat e vëna në skenë nga Truja, ndër to edhe rusallkën e parë shqiptare.

Mbrëmja vijoi me koncertin ‘Aroma Greke” të mbajtur tek Pazari i Vjetër i Korçës, kushtuar krijimtarisë së kompozitorit grek Mikis Theodhorakis nën interpretimin e këngëtares greke Kalliopi Vetta së bashku me kompozitorin Janis joanu dhe orkestrën e tij.

Koncerti u ndoq me interes nga publiku artdashës korçar e jo vetëm, por edhe atyre të ardhur nga shteti Helen.

Nata e dytë e festivalit, do të mbahet mbrëmjen e 29 korrikut në teatrin “Andon Zako Çajupi” nën ritmet e muzikës spanjolle ndërsa në Pazar do të mbahet Nata Italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *