• Kolonjë

Ngjarja e rëndë/ Kryeplaku i fshatit Rehovë dyshohet se ka përdhunuar 23-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Rehovë të Bashkisë Korçë. Sipas komunikimit zyrtar të policisë së Korçës kryeplaku i këtij fshati dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 23 vjeçare , e cila ka probleme të shëndetit mendor. Nëna e kryeplakut ka folur për mediat duke mohuar kategorikisht se djali i saj të ketë kryer këtë akt.

Nga ana tjeter, e ëma e vajzës është shprehur se ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë gjetur vajzën e tyre të zhveshur dhe se autori i dyshuar ka qënë i dehur.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në datë 8 prill ndërkohë pritet të kryhet analiza mjeko- ligjore për të vërtetuar pretendimet e këtij akti të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *