Skënderbeu u ngjit në Kategorinë Superiore si kampion i Kategorisë së Parë, duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë dhe duke u rikthyer menjëherë në elitën e futbollit shqiptar. Kjo ishte kupa e katërt e Kategorisë së Parë për ekipin korçar, teksa ata rikthehen në Superiore, pas vetëm një viti në të Parën.
Tani kampionati ka mbaruar dhe futbollistët po shijojnë ditët e pushimit, pasi shumë shpejt do nisë puna për projektimin dhe ndërtimin e ekipit që do garojë në Superiore. Çështja e parë që duhet të marrë një zgjidhje është rinovimi me trajnerin Ivan Gvozdenovic. Palët kanë një akord paraprak dhe shumë shpejt mund të vijë firma e re në kontratë nga trajneri serb.
Sakaq, drejtuesit e klubit janë me sy e veshë nga UEFA, aty kanë mbetur edhe 3 vite nga dënimi i klubit bardhekuq. Nga lëvizjet e fundit, mësohet se mund të kemi një amisti për këto 3 vite të mbetura e cila do shlyej me gjobë, por deri në këto momente nuk ka asgjë zyrtare. Skënderbeu i sezonit të ri duket ende në ajër, pasi gjithçka marrë udhë pasi të zgjidhen dy çështjet e “nxehta” aktuale” rinovimi i Gvozdenovic dhe qartësimi i dënimit të UEFA-s.
Lini një Përgjigje