Ne daten 2 shtator do te filloje rrugetimin edicioni i 10-te i KOKO Fest, festivali mbarekombetar i komedise. Ky edicion jubile i ketij festivali do te sjelle trupa trupa te njohura profesioniste nga vendis, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Drejtoria e Qendres se artit dhe kultures Zamira Kita ka vleresuar rrugetimin e gjate te festivalit deri ne kete 10 vjetor te tij si dhe ka folur mbi shfaqet qe do te sjelle ai pergjate 8 neteve, ato jane prurjet me te mira te komedise gjate gjithe vitit jo vetem ne Shqiperi.
Juria e festivalit do te kete ne perberje dy emra te rinj qe per here te pare behen pjese e saj, aktori I mirenjohur Vasjan lami dhe aktoria qe ushtron aktivitetin e saj ne Athine, greqi Gjenovefa Redhi.
Nderkohe lista e te ftuarve ne kete edicion te 10-te te KOKO Fest do te jete e gjate me shume emra te njohur.
Drejtoria e qendres se artit dhe kultures Kita ka vleresuar rendesine e festivalit ne kete viti jubile, rendesi qe lidhet ngushte me rritjen e cilesise dhe profesionalizmit ne cdo shfaqje
KOKO fest do te cel siparin e tij me ne naten e pare me 2 shtator me shfaqjen e Teatrit A.Z Cajupi, Nata e 12 dhe do te mbyllet me 9 shtator me Borgjezi fisnik te teatrit Aleksander Moisiu te Durresit dhe ceremonine e ndarjes se cmimeve.