• Korça

 “Netët Korçare të Poezisë”/ Me çmimin “Kurora e Poezisë” u vlerësua poeti Besnik Mustafaj

“Netët Korçare të Poezisë” ka ulur siparin e edicionit të 28-të të këtij festivali ndërkombëtar. Për 2 netë me rradhë, 33 poetë nga vende të ndryshme të botës prezantuan në Korçë krijimtarinë e tyre. “Darka mistike e poezisë”, u quajt nata finale e cila u mbajt tek Qendra e Mikpritjes, Inovacionit dhe Kreativitetit. Nën tingujt e ngrohtë muzikorë, të rinjtë korçarë përcollën emocionet dhe ndjesitë e poetëve të hedhura në letër përmes interpretimit të poezive të tyre

Nata finale rezervoi 5 çmime. “Kurora e poezisë” çmimi më i rëndësishëm i këtij Festivali shkoi për poetin Besnik Mustafaj

Tema kryesore e këtij viti ka qenë “Një diell i ri”, frymëzuar nga poezia me të njejtin titull e Asdrenit, i cili njihet si themeluesi i poezisë moderne shqiptare. Ky festival është themeluar nga një prej emrave të njohur të poezisë shqiptare liriku korçar Skënder Rusi dhe vijon si një traditë e përvitshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *