• Maliq

Nënkomiteti i Fshehtë Krahinor i Gorës. Përkujtohet 117 vjetori i themelimit të tij

Shoqata “Besëlidhja Gorare” ka përkujtuar 117-vjetorin e themelimit të Nënkomitetit të fshehtë krahinor të Gorës, ose siç njihet ndryshe Besëlidhja Gorare. Në 28 mars të 1906, burrat më në zë të asaj kohe, u mblodhën në fshatin Strelcë duke i dhënë besën njëri-tjetrit, për të siguruar lirinë e Shqipërisë.

Për Kryetarin e kësaj shoqate Koçi Tahiri, kjo është një nga datat më të hershme historike të kësaj krahine dhe është e rëndësishme e ngelet detyrë që brezave të rinj t’iu përcjellin atë ndjenjë patriotizmi që kanë pasur të parët tanë dhe të rënët në luftën për lirinë e vendit.

Në përkujtim të kësaj ngjarje të shënuar, të pranishmit vendosën kurora me lule tek memoriali i Besëlidhjes Gorare në qendër të fshatit Lozhan. Shoqata “Besëlidhja Gorare” është vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *