• Korça

“Ne pedalojmë për Dardën”/ Sensibilizim për 19-vjeçaren Darda Dhimo, e diagnostikuar me leuçemi

“Askush s’lufton i vetëm” ka qënë kjo motoja e një nisme që ka bërë bashkë qytetarët korçarë për të mbështetur moralisht dhe financiarisht 19-vjeçaren Darda Dhimo, e diagnostikuar me leuçemi 3 muaj më parë. Dhjetëra qytetarë e të rinj përmes një pedalimi me biçikleta në rrugët e qytetit të Korçës, kanë përcjellë humanizëm dhe shpresë për Dhimon. Algent Bregu organizatori i kësaj nisme shprehet i lumtur për solidarizimin e qytetarëve duke bërë të mundur edhe ndihmën financiare për kurimin e 19-vjeçares.

Tezja e Darda Dhimos shprehet mirënjohëse ndaj çdokujt që i ka dhënë mbështetje mbesës së saj në këto muaj të vështirë.

Tre muaj më parë 19-vjeçarja u diagnostikua me leuçemi dhe gjendja e saj ishte mjaft e rëndë. Aktualisht është duke u kuruar dhe ka patur përmirësime, por ka nevojë për të tjera trajtime të cilat janë mjaft të kushtueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *