Në kuadër të ciklit Personazhe në fokus të zhvilluar nga Qendra për Hapje dhe Dialog në Korçë, është promovuar libri më i ri i autores Gerta Bandilli, i titulluar “Në ballkonin e vjetër të vjeshtës”. Është zgjedhur pikërisht dita ndërkombëtare e shkrim-leximit për këtë aktivitet në mënyrë që të reflektohet nga të gjithë për rëndësinë e librit, si dhe për benefitet që përfitojmë duke qenë mik i tij.
Autorja shprehet se nëpërmjet poezive në këtë libër ajo ka prekur tematika të ndryshme të jetës.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me klubin e shkrimtarëve Bota e re në Korçë dhe me pjesëmarrjen e shumë qytetarëve të cilët ndoqën një mbrëmje interesante të gërshetuar mes poezive e përjetimeve reale të autores Gerta Bandilli.