Këto ndryshime janë tashmë të publikuara nga Drejtoria e Transportit rrugor. Sipas ndryshimeve, tarifa e pajisjes me patente me afat vlefshmërie 10 vite , nga 3500 lekë bëhet 4500 lekë por zgjatet afati në 15 vite, tarifa e lejes së drejtimit për grupmoshën mbi 65 vjeç që është e vlefshme për 5 vite, bëhet 2 mijë lekë nga 3500 por tashmë me një afat vlefshmërie 15 vite, sa i takon tarifës për pajisje me leje drejtimi ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit, nga 500 lekë bëhet 1 mijë lekë por tashmë me një afat 3 vjeçar. Për kalimin nga leje drejtimi të Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eleminuar testimi për kategorinë C. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Transportit, shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eliminuar detyrimin e paraqitjes në sportele, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte, rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit.
- Korça
Ndryshon çmimi i patentave/ Ndryshimi i tarifave prek disa kategori të pajisjes me leje drejtimi
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça