30 gjoba janë vendosur në 2 muajt e parë të këtij viti në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë për tejkalim të afatit të ndryshimit të pronësisë për palën blerëse. Përgjegjësi i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë Erald Hoxhallari bën me dije se numri më i lartë i gjobave të vendosura është për tejkalim afati deri në 3 muaj në vlerën e 10 mijë lekëve ndërsa sipas afatit të shkelur, varion dhe shumë e gjobës. Ky udhëzim ka hyrë në fuqi prej një viti dhe gjatë 2021, ka pasur shkelje ndërsa janë rregjistruar mbi 200 penalitete
Për gjithë ata që planifikojnë shit-blerjen e një automjeti, ky shërbim ofrohet edhe në sportelet e Drejtorive Rajonale ku ka vendbanimin shitësi ose blerësi dhe ndërrimi i pronësisë, kryhet direkt . Për të kryer procedurën, në sportel dorëzohen një sërë dokumentesh, si ai i identifikimit, akti i shit-blerjes, leja e qarkullimit të mjetit, certifikata e pronësisë së mjetit, ajo e kontrollit fizik dhe targat e mjetit kur janë të modelit të vjetër si edhe vërtetimi RBS.