• Korça

Ndryshimet për Kodin Rrugor. Ndryshojnë rregullat për patentat e kategorisë B

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor ka bërë së fundmi disa ndryshime sa i takon pajisjes me patentë të kategorisë B. Në njoftimin e bërë publik, bëhet me dije se ky ndryshim prek shoferët e rinj të cilët dëshirojnë të pajisen me leje drejtimi të kësaj kategorie, dhe sipas tij në 2 vitet e para pasi janë pajisur me patentë, nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 Kw/TON(kilovat per ton).

Kjo do të thotë se drejtuesit e rinj të automjeteve mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride. Janë një sërë kategorish të mjeteve që mund të përdoren sipas këtij publikimi, të cilat kanë deri në 95 kf dhe motor deri në 1.5. Kjo masë e marrë vlerësohet pozitivisht edhe nga drejtuesit e automjeteve si edhe të rinjtë, të cilët shprehen se duhen disa vite në mënyrë që drejtimi i mjetit të kryhet në mënyrën e duhur dhe pa rrezikuar

Marrja e një mase të tillë bëhet me dije nga burime në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, është bërë e domosdoshme për të shmangur aksidentet e rënda si ato që kanë ndodhur ditët e fundit ku u shënuan edhe humbje jete të të rinjve


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *