Reshjet e ditëve të fundit të shoqëruara me një ulje të ndjeshme të temperaturave, kanë frenuar fazën e zhvillimit mbas lidhjes së frutit ne pemtore por nuk janë shënuar dëmtime të dukshme në frut. Bëhet fjalë për drufrutorët me mollë e qershi.
Ndërkohë specialisti këshillon fermerët që të marrin masa për luftimin e kromës.
Burime pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korçë bëjnë me dije se në Qarkun Korçë prodhohet rreth 5460 ton qershi dhe rreth 80 mijë ton mollë.