• Korça

Ndihmë juridike falas/ 312 raste të referuara në Drejtorinë e Korçës brenda një viti

312 raste brenda këtij viti, i janë referuar Drejtorisë së Ndihmës Juridike falas në qytetin e Korçës ku ofrohet ndihmë juridike parësore dhe dytësore. Specialistja Marinela Nasi bën me dije se kërkesat më të shumta janë të adresuara nga femrat.

Sa i takon ndihmës juridike dytësore, Nasi bën me dije se në rast se një person nuk mundet të kryejë aplikimin për pajtimin e një avokati për të mbrojtur interesat e tij, siç mund të jetë rasti kur mund të jetë duke vuajtur dënimin në IEVP(Insitucionet e Ekzekutimit të Vendimit Penal), atëhere kërkesa mund të bëhet nga një familjar i tij, pasi të jetë pajisur me një prokurë të posaçme.

I tillë ka qenë dhe rasti i Donika Merdikut, e cila në pamundësi ekonomike për të pajtuar një avokat, i është drejtuar Drejtorisë së Ndihmës Juridike falas.

Kjo Drejtori funksionon në qytetin e Korçës prej një viti dhe ndodhet pranë Gjykatës së Apelit. Të gjithë shtetasit shqiptarë por edhe ata të huaj të cilët kanë leje qëndrimi në Shqipëri, mund ta përfitojnë këtë ndihmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *