2374 familje në bashkinë e Maliqit trajtohen me ndihmë ekonomike nga sistemi i ndihmës ekonomike dhe 192 familje të tjera marrin ndihmë nga fondi 6% i bllok ndihmës ekonomike. Të dhënat bëhen të ditura nga drejtorja e Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror në bashkinë Maliq Ermanda Petriti. Ajo tregon se ka disa muaj që nuk ka pasur rritje të numrit të personave të hyjnë e dalin nga skema, kjo edhe për faktin se gjatë këtyre muajve një numër i konsiderueshëm personash janë punësuar në disa fabrika të reja të hapura në qytetin e Maliqit, ndërsa edhe emigracioni ka peshën e vet në këtë skemë.
Pas punësimit sezonal në shtetin grek familjet rikthehen sërish duke aplikuar në skemën e ndihmës ekonomike.