• Korça

Ndërtues dhe artisan/ Çlirim Muçollari prezanton pasionin e tij për punimet artizanale

Profesioni i tij është ndërtues por gjatë këtyre 40 viteve, ai nuk e ka lënë pas dore pasionin e tij, një artist multidimensional që krijon objekte të ndryshme në dru dhe allçi.

Dashuria e tij e parë është piktura na thotë Çlirimi, të cilën nisi ta ushtrojë në kohën kur ishte student.

Krijimi i çdo objekti është produkt i fantazisë së Çlirimit. Ai na shpjegon se gjithçka është origjinale sipas mënyrës së tij.

Veç punimeve në allçi, artisti krijon edhe punime në dru, si figura e portrete që i gdhend me daltë.

Muçollari thotë se nuk e ka menduar asnjëherë, që pasionin e tij ta kthejë në biznes fitimprurës.

Çlirim Muçollari është babai i 3 fëmijëve. Ai na thotë se pasionin e tij për pikturën e ka trashëguar edhe një prej vajzave me të cilën pikturon herë pas here.

Mes punimeve të shumëllojshme, Çlirimi na veçoi dy makete shtëpish që për të kanë një domethënie të veçantë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *